Vonesa dhe ndryshime destinacionesh/ Aviacioni Civil italian pezullon licensën e 'Fly Ernest'
  • 4 years ago
TIRANE- Pas datës 13 Janar, avionët e kompanisë së fluturimeve "Fly Ernest", nuk do të ngrihen më në qiell për të fluturuar. Ditën e sotme, Aviacioni Civil italian ka marrë këtë vendim nisur nga vonesat e shumta të avionëve të kësaj linje që përshkojnë linjat ajore Shqipëri-Itali si dhe Shqipëri-Ukrainë.

Ndonëse licenca e tyre është pezulluar prej ditës së sotme, avionët e "Fly Ernest" do të vijojnë punën për shkak të biletave të shitura deri në datë 7 janar drejt Ukrainë dhe deri në 13 Janar drejt shtetit italian.

Në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacioni Civil Italian shpjegon se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar.

Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të mbeten në aeroporte për ditë të tëra, duke humbur prenotimet, por edhe takime të rëndësishme pune.
Recommended