Skanim integritetit të zyrtarëve publikë gjatë 2020, zbatimi i planit nis me Ministrinë e Drejtësisë

  • 4 years ago
TIRANE- Gjatë vitit 2020, do të nisë për herë të parë në disa degë të administratës publike zbatimi i planeve të integritetit, të cilat konsistojnë në skanimin e ndershmërisë së individëve, të cilët punësohen në sektorin publik, si parakusht për parandalimin e korrupsionit. Nisma është parashikuar në planin e veprimit 2018?2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Ministria e Drejtësisë do të jetë institucioni i parë i pushtetit qendror që do të miratojë një plan integriteti për punonjësit e saj. Plani, i cili është hartuar tashmë dhe që pritet të vihet në zbatim në gjysmën e parë vitit 2020, do të shërbejë si model për t?u ndjekur nga ministritë e tjera, për t?u shtrirë më pas në çdo degë të administratës publike. Krahas Ministrisë së Drejtësisë, javët e fundit të vitit 2019, edhe baskitë kryesore në vend kanë nisur lëvizjet dhe takimet për hartimin e planeve të integritetit për zyrtarët e tyre. Nisma financohet buxheti i shtetit, qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Suedisë, Italisë, Zvicrës, Programi i OKB-së për Zhvillim etj.

Recommended