Kërcënimi i Agim Ismailit dhe 2 zyrtarëve të burgjeve/ Gjonaj: Po mbrohen nga Policia e Shtetit

  • 4 years ago
TIRANE- Pas kërcënimit të drejtorit të burgjeve Agim Ismaili, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se regjimi 41 Biss do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit. Gjatë një takimi me gazetarët Gjonaj është shprehur se tre zyrtarë të burgjeve, mes tyre dhe Ismaili janë marrë në mbrojtje për shkak të kërcënimeve, dhe tashmë të tre ata ruhen nga Policia e Shtetit dhe struktura e posaçme që është përcaktuar për t'u ngritur nga ligji.

Greta Malaj raporton për Shqiptarja.com se ministjrja ka deklaruar do të ketë një trupë speciale për të mbrojtur drejtuesit e burgjeve. Ministrja është shprehur se duhet investim në një strukturë të posaçme brenda strukturës së Drejtorisë së Burgjeve, për të shmangur mbrojtjen nga policia e cila ka shumë angazhime të tjera.

Recommended