Report TV -Kryemadhi sulmon ministren Gjonaj: Halabake që falsifikon dokumentet e shtetit

  • 4 years ago
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është bërë njësh me presidentin Meta (bashkëshortin e saj) duke sulmuar ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj me një fjalor aspak etik për një drejtuese partie që flet para popullit dhe elektoratit të saj. Ajo e cilësoi ministren Gjonaj 'një halabake rrugësh që ka falsifikuar protokollin shtetëror dhe se kur arrin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të presidentit, çfarë mund të presësh nga ajo që të bëjë me jetën tona dhe fatin e shqiptarëve'. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër, Kryemadhi ka sulmuar ashpër ministren e drejtësisë duke thënë se 'ajo heq shenjat e gishtërinjve të trafikantëve dhe i zëvendëson ato me të njerëzve të thjeshtë', ndërsa shtoi se kur arrin të falsifikojë protokollet e shtetit, ajo mund të bëjë ç'të dojë me fatin dhe jetën e shqiptarëve.

Recommended