Drama vazhdon edhe një muaj pas tërmetit tragjik, sfida e vështirë e strehimit në Thumanë
  • 4 years ago
25 dhjetori i lindjes së Krishtit nuk ngjalli asnjë atmosferë festive në Thumanën thuajse të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, e një atmosferë e zbehtë ishte edhe në qytetin e Durrësit, vende ku u shënuan dëmet më të madhe dhe jetët e humbura nga lëkundja me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter. Shumë banorë janë të akomoduar në banesa me qira, të tjerë në hotele, ndërsa banorët në zonat rurale vijojnë të qëndrojnë ende në çadra pranë shtëpive të tyre të shpallura të pabanueshme ku kanë bagëtitë dhe tokat bujqësore. Ndërsa shteti u ka ofruar bonusin e qirasë, problematikë mbetet mungesa e banesave të lira në këto zona.

Gazetarja Klesiana Omeri ishte sot në Thumanë, aty ku u shënuan 22 viktima, ndërsa u shembën 7 pallate, 6 prej të cilëve 5 katësh dhe një 3 katësh. Godinave që zunë jetë nën rrënoja nuk i ka mbetur më asgjë, përveçse mbetjeve të fundit nga shembja e tyre. Shumica e banorëve janë të strehuar në Shëngjin. Ndërsa me planin e qeverisë për rindërtimin e Shqipërisë pas kësaj fatkeqësie tragjike që preku vendin, pritet që shtëpitë e reja të mos ndërtohen më në Thumanën ku vetë banorët nuk duan të jetojnë më nën kujtimet e trishta të vdekjes dhe tërmetit tragjik ku humbën njerëzit e zemrës. Banesat e reja pritet të ndërtohen në qytetin e Krujës, ndërsa të shumta janë donatorët që janë solidarizuar me vendin tonë edhe në fazën e rindërtimit.
Recommended