6 dite para se te vriste vellain dhe nipin bllokoi rrugen me gure, sot jane ende aty

  • 4 years ago
Në 1 tetor të vitit 2019, Sali Dakuci vrau me armë vëllain e tij, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci. Këta të fundit u transportuan menjëherë me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit, por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit, ku ishte ndaluar për të marrë ndihmën e parë.

Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci, vëlla me Kujtimin dhe xhaxha i Flogertit, ka qëlluar veten në banesë duke humbur jetën menjëherë.

Dëshmitare në ngjarjen e rëndë ka qenë Minushe Dakuci, e cila e ftuar në ?Historia ime? ka rrëfyer gjithë ngjarjen, si pasojë e së cilës humbi jetën bashkëshortin dhe djalin e saj. Ajo ka rrëfyer në studio se konfliktet mes dy familjeve ishin të shpeshta dhe shkak për këtë ishte bërë një pronë. Sipas saj, kunati i kërcënonte dhe i torturonte.

Recommended