Masakra mjedisore e kompanisë turke në Kukës, inspektorati vlerëson dëmin në 160 mln euro

  • 4 years ago
Vetëm 1 milion lekë të vjetra gjobë, për kompaninë koncesionare turke, ?Illyria Minerals Industry?, e cila ka shkaktuar për shumë vite me rradhë në Kalimash, një dëm të konsiderueshëm në burimet natyrore në qarkun e Kukësit.

Ky është vendimi i marrë në nëntor 2019, nga dy inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gëzim Vata dhe Kreshnik Onuzi. Pikërisht këta inspektorë gjatë inspektimit në terren të vetëm disa prej gropave kërkimore dhe terrenit të rrugëve të hapura nga kompania ?IMI?, kanë vlerësuar se dëmi mjedisor, përllogaritet në vlerën financiare prej njëzet miliardë e tridhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e dyzet e pesë mijë lekë që e përkthyer në valutë euro, ku dëmi mjedisor, shkon në 160 milion euro.

Recommended