Report TV - Rama replika me Hajdarin: Nuk e ke haberin fare! Kurani e quan shpifjen aksion çnjerëzor

  • 4 years ago
Kryeministri Rama ka replikuar me deputeten, Rudina Hajdari duke thënë se ajo flet për një ligj që nuk ia ka idenë se si do të funksionojë. Ndër të tjera Ram ka thënë se ligji është 100% në përputhshmëri me BE dhe OSBE.
" Zonja Hajdari, Nëse do ta përmblidhja replikën në një fjali do të referohesha Ngjelës që thotë amanet mushkat. Së pari më nxore mallin e liderit legjendar të PD të vjetër, që kur e përdorte atë fjalën je i lodhur ka ikur koha jote. Ju jeni e freskët nuk ka ardhur koha juaj por nuk mendoj që është mënyra për politikë të re duke mos lexuar ligjin për të cilin do të flasësh. Sepse nuk e ke haberin fare të ligjit që ne sot do të miratojmë. Nuk tërhiqemi urgjenca siç na thatë. Kriminelët kanë të drejtë për proces ligjor të ndershëm por jo të vazhdojnë të bëjnë krime. Me çfarë logjike arsyeje, një person që i ka kënduar dy libra dhe lerë më për ata që përfaqësojnë të tjerë, të vërë në diskutim të drejtën e një personi të akuzuar për të kërkuar të vendoset në vend dinjiteti i tij. Kush është kjo liri që cënohet nëse një personi i jepet e drejta të mbrohet nga shpifja. Kurani i shenjt e quan shpifjen aksion çnjerëzor. Shpifësit i quan mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani i shenjtë. Të ngrihesh ti tashti e të më tregosh putinizmin. S'ke haberin fare se ça flet. Është një ligj limonatë. Në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh dhe s'di të japësh llogari është e tepërt. Po ta përsëris nuk e dua këtë ligj për vete, nuk do më shihni mua tek AMA. Nuk të mora në mbrojtje sot të solla si shembull. Ti je një keqkuptim i madh. Që ndërkohë që flet, je viktima tipike për të cilën ligji merr masë. Kush merr përsipër të hyjë në këtë valle do të mbajë edhe baltën por jo të kthehet në standard dhe të behët trashëgimi. Ka shumë të tjerë që do ishin këtu nëse nuk do frenoheshin. Mos më Trego as BE, as PE, as KE. Ligji është i dakordësuar 100% nga OSBE. Është i përputhur 100% me BE. Hajde na thuaj se si ta bëjmë. Kemi një vit që merremi se kemi bërë shumë konsultime. Ke ide konkrete si bëhet më mirë, hajde na e thuaj. Por të folura në hava, si ata te dera. Ata e thanë vetë nuk duan ligj por ti je deputete. Ku e nxore këtë se unë shpifkam për ditë. Kjo është një shpifje fizike në sy. Do ta votojmë ligjin tani se është gjëja e duhur. Pa cënuar lirinë e atyre që duan të shkruajnë . Asgjë nuk cënohet por jo legjitimit i shpifjes".

Recommended