E plotë / 'Mbaje gojën'’, Spiropali debat të ashpër me Rudina Hajdarin: Nuk ke dalë nga vota PD-së
  • 3 years ago
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit i ka kërkuar që të bëjë kujdes me deklarata që lëshon. Spiropali më tej ka shtuar se Hajdari nuk ka dalë nga vota e popullit por nga listat e PD-së.

Spiropali tha se Hajdari duhet të mbajë përgjegjësi si për familjen biologjike dhe atë politike, për të provuar votën e popullit.

"Mbaj gojën Rudina, vëri frer gojës. Nuk të kanë asnjë borxh që i akuzon për korrupsion. Nëse ne këtu mbajmë përgjegjësi për listën tonë, mbaj dhe ti përgjegjësi për të gjithë, dhe për anëtarët e familjes tënde biologjike e politike. Nëse do flasësh këtu për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Dil tani në votë dhe shife se sa merr. Pije detin Rudina dhe shihe se ku do të dalësh. Këtu jemi për të diskutuar mbi rezolutën për integrimin. Së bashku me Taulant Ballën dhe bashkëkryetarëve të tjerë. Nuk ju referove fare rezolutës. Roli i këtij Kuvendi ka qenë i rëndësishëm. Do ishte në nderin e këtij Kuvendi të përmendnit mbështetjen që kanë dhënë partnerët tanë në këtë çështje. Nuk është dita e parë e reformës zgjedhore. Kemi vite që duam të ulim në tavolinë një opozitë që ka kohë që ka dalë nga binarët. Propozimet e PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është serioze" - tha Spiropali.
Recommended