Haradinaj: S’kam ftesë për Samitin e Minishengenit Ballkanik në Tiranë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vucic ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e tiranës i cili do të zhvillohet këtë të shtunë në kuadër të katër lirive themelore brenda vendeve të ballkanit perëndimor, duket se kosova nuk ka marrë ftesë nga Tirana zyrtare.Mosmarrjen e ftesës në samitin e tretë të quajtur ndryshe mini shengeni ballkanik i cili do të mbahet në Tiranë e bëri të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.Kjo është hera e tretë që liderët nga shqipëria serbia dhe maqedonia e veriut mblidhen në kuadër të zbatimit të shengenit në ballkan, por në asnjërën prej tyre nuk ka marrë pjesë Kosova.Ditën e premte Kryeministri Edi Rama do të mirëpresë liderët e ftuar në një takim jozyrtar më pas, në mbrëmje së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik, në eventin e veçantë të bamirësisë ?Ti nuk do të jesh kurrë vetëm?, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.Ndërkohë gjatë së shtunës të ftuarit do të vizitojnë disa nga zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës i cili do të pasojë me ?Sesionn e liderëve? dhe konferencë për shtyp.

Recommended