Rama në shtëpinë e re të vogëlushit që u hodh nga kati i pestë në Thumanë...(Suprizat)

  • 4 years ago
TIRANË - Edhe familja e Alesio Cakonit, 10-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë, tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re. Ata janë sistemuar në një apartament të ri i cili ndodhet në bashkinë e Kamëz, ndërsa këtë mbrëmje vizitën e parë në shtëpinë e re ua ka bërë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Rakip Suli.

Shpërblimin që kryeministri pret nga i vogli Alesio, është që të jetë nxënës me 10-a, ndërsa bëri të ditur se 10-vjeçarit së bashku me Aurel Lalën që humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti, u ka vendosur bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës.

Recommended