Report TV -Arrestohet ish-sekretarja e Administratives në Vlorë! Dëshmia: Grisa dosjet

  • 4 years ago
VLORË - Edlira Shehu, që dikur ka shërbyer si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, është arrestuar nga forcat e policisë së Vlorës, në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë. Lokalizimi dhe më pas arrestimi i ish-sekretares gjyqësore është arritur të realizohet nëpërmjet përgjimeve telefonike të kryera. Edlira Shehu, nënë e dy fëmijëve të mitur rezulton të ketë abuzuar me detyrën e saj, duke ndryshuar dizpozitivët e vendimit të gjykatës, dhe për pasojë sillte konfuzion mes palëve dhe gjyqtares që kishte gjykuar çështjen administrative.

Më konkretisht Edlira Shehu, në cilësinë e sekretares gjyqësore të gjyqtares me iniciale G.Xh, ka falsifikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të përsëritur disa vendime gjyqësore të kësaj gjyqtare. Në sallën e gjyqit gjyqtarja G.Xh ka vendosur rrëzimin me kërkesës për njërën palë, nga ana tjetër gjatë zbardhjes së vendimit, sekretarja e shkruante në dokument pranimin e kërkesë padisë. Një veprim i tillë ka ndodhur në disa raste, çka ka sjellë konfuzion mes palëve të përfshira në proces gjyqësor dhe vetë gjyqtares G.Xh, që kishte shqyrtuar dosjen.

Recommended