Klosi: Aleance me biznesin per eliminimin e ndotjes

  • 4 years ago
Ministria e Mjedisit kërkon mbështetjen e biznesit për të eliminuar plastikën si një nga burimet më të mëdha të ndotjes. Ministri Klosi thotë se pavarësisht debateve investuesit në këtë sektor duhet të gjejnë rrugë të reja prodhimi.
?Komuniteti i prodhuesve, që ankohet do duhet të gjejë te kjo iniciativë një aleancë përsa i përket industrisë tjetër të plastikës. Do duhet të kuptojë që nëse do të kishim realisht një komunitet që do të zbatonte vendimin e qeverisë për realizimin e qeseve të biodegradueshme dhe do të luftonte bashkë me qeverinë, bashkë me shoqërinë ata të cilët fusin apo prodhojnë sot qeset plastike të holla një përdorimshme që janë gangrena e pastërtisë tonë do të kishim një diskutim tjetër".
Kjo si thotë se ideja e turizmit blu nuk mund të bëhet pa një monitorim të fortë të bregdetit.
?E para është zhvillimi i turizmit blu në Shqipëri, pra të afrojmë detin shqiptar për të bërë më shumë turizëm dhe ne e dimë që kemi shumë nevojë që të promovojmë këtë pjesë të turizmit që pothuajse mungon, për ta ofruar për turizëm, lundrim, hulumtim, për zhytje, për ankorim barkash, biznesit të jahteve të gjithë industrisë së këtij sektori por njëkohësisht edhe ta monitorojmë ashtu siç duhet për të pasur mundësinë që atë që bëjmë në tokë ta bëjmë edhe në det?.
Sipas Direktivave të Bashkimit Europian, qeveria Shqiptare po merr masat për zhvillimin e një ekonomie blu të qëndrueshme.

Recommended