Report TV -Çmenduri në Sauk me 221 km/h, policia: Mos shpejto të arrish aksidentin

  • 4 years ago
Me 221 km/h në aksin Sauk-TEG. Një shpejtësi e çmendur dhe frikshme që rrezikon edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia e shtetit ka publikuar pamjet nga kontrolli me radar që ka kryer, ndërsa u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për një destinacion të sigurt."Mos shpejto të arrish aksidentin" është mesazhi i policisë për shoferët. Në këtë aks kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja të rënda.

Recommended