Meta puth qenin ekipit të shpëtimit të Kosovës, citon Nënë Terezën:Kush shpëton jetë..
  • 4 years ago
TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Meta nderoi ekipin e zjarrfikësve kosovarë dhe qenin e tyre të ekipit të shpëtimit. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit tha se në këtë betejë me bilanc lufte Shqipërina nuk mbeti e vetme. Ai tha se do t'i jemi gjithmonë mirënjohës forcave të Kosovës, ndërsa u shpreh se tërmeti i 26 Nëntorit ndonëse tronditi themelet e shumë ndërtesave, tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë.

"Nuk ka emër dhe vlerësim më të mirë, sesa ?shpëtimtarë? për të gjithë ju të FSK. Do donim t?i festonim festat e nëntorit së bashku, por ja që nuk ishte e thënë. Megjithatë, edhe ky 28 nëntor që sapo lamë pas, na gjeti të përbashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, të gjithë shqiptarëve, për t?u përballur me pasojat katastrofike të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Recommended