Dhjetori hyn me tërmet, sizmologu, 1330 lëkundje pas 26 nëntorit, por s'ka arsye për panik

  • 4 years ago
Dhjetori ka hyrë me lëkundje të reja tërmeti, të cilat nuk janë ndalur që më 26 nëntor, ku një goditje e fortë 6.4 rihter goditi Shqipërinë. Lëkundja e fundit është regjistruar në orën 12:42 me epiqendër qytetin e Durrësit. Kjo lëkundja ka qenë me magnitudë 4.0 të shkallës rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km. Kjo lëkundje është ndjerë në disa qytete përfshirë edhe Tiranën. Lëkundjet vijojnë që të shkaktojë frikë te qytetarët, megjithatë intensiteti i këtyre lëkundjeve është në rënie ndërsa sipas sizmologëve këto pasgoditje të tërmetit të rënë më 26 nëntor janë normale.