Asnjë nismë për shqyrtimin e punës së universiteteve

  • 4 years ago
Ende asnjë nismë për shqyrtimin e punës apo edhe të pakësimit të numrit të madh të universiteteve siç kishte paralajmëruar zëvendëskryeministri Koco Angjushev. Nga Ministria e Arsimit thonë se vendimet i merr qeveria pas analizave kredibile të gjendjes në arsim. Në vend aktualisht ka 28 institucione të arsimit të lartë ndërkohë që ekspertët thonë se bazuar me numrin e popullatës nuk duhet të ketë më shumë se 3 apo 4 universitet. Ekspertët dhe studentët thonë se rëndësi të madhe ka ngritja e cilësisë në arsim dhe jo hapja e universiteteve.

Recommended