Pallati ne Tirane peson demtime te renda pas termetit
- 4 years ago
Tërmeti me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter që ra të mërkurën rreth orën 16:00, ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në një pallat në zonën e Shkozës në Tiranë. Në pamjet e publikuara, duken qartësisht dëme e rënda që ka pësuar ky pallat. Muret janë çarë dhe mendohet që të ketë dëmtime edhe në strukturë. Do të jenë ekspertët ata që do të duhet të thonë fjalën e fundit nëse ky pallat banimi duhet të shpallet i pabanueshëm ose jo.
Ndërtesa pësoi dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit me magnitudë 6.4, ndërsa lëkundjet sizmike të së mërkurës me magnitudë 5.3 shkaktuan dëmtime akoma më të rënda, duke bërë që banorët të dilnin me urgjencë.