‘Ëndrra e një nate vere’ në Metropol, regjisorja: Kryefjalë e jetës së çdokujt është dashuria

  • 5 years ago
Ëndrra e një nate vere? e Uilljam Shekspiri ngjitet në skenën teatrore shqiptare sërisht. Subjekti i shkruar në vitet 1595-?96, që ende vazhdon të tërheqë regjisorë në mbarë botën, kësaj here vjen në regjinë e Armela Demajt. Regjisorja ka zgjedhur që si spektakël fjale, ngjyrash edhe koreografie për festat e fundvitit të ngjit në skenën e Teatrit Metropol veprën e Shekspirit. Nën lojën e artistëve të rinj, dashuria, ëndrrat edhe imagjinata, ndërthuren së bashku në një botë me intriga edhe fantazi.

?Historiku i Shekspirit në sallat e Metropolit ka qenë shumë pozitive, kjo është një arsye që zgjodha këtë vepër për këtë periudhe, por edhe për atmosfera festive që vepra sjell në këto momente që dekorohet qyteti, ku njerëzit vijnë në teatër që të mbushen me gëzim?, thotë Demaj.