Report TV -Kampi veror në Teatrin Metropol, regjisorja: Tema që do të trajtojmë është konflikti

  • 5 years ago
Kampi i katërt veror për teatrin krijues ka çelur sot siparin në ambientet e Teatrit Metropol. Regjisoren Sonila Kapetani e gjejmë teksa u shpjegon fëmijëve pjesëmarrës, qëllimin e këtij kampi që është, zhvillimi i njohurive të tyre mbi temën e konfliktit. Fillimisht ajo u tregon fëmijëve për pjesën që do të lexojnë edhe u kërkon atyre që të mbajnë shënime për fjalë të ndryshme, që do të hasin gjatë punës. Për ?ReportTV? regjisorja flet për edicionin e katërt të kampit veror.

?Ky është kampi i katërt veror i fëmijëve në teatrin Metropol. Grupmosha e fëmijëve është nga klasa e dytë në klasën e tetë. Ne kemi një propozim të shkrimtares, Valbona Nathanaili, për pjesën për fëmijë ?Portokalli fluturues rrëfen historitë e tij?. Tema bazë në këto dy javë do të jetë konflikti, nga ai gjinor, deri tek konfliktet e mëdha administrative?, shprehet regjisorja Sonila Kapetani.

Objektivi i kampit teatror është që të eksplorohen çështje të ndryshme. Gjatë viteve të mëparshme fëmijët kanë eksploruar mbi arkeologjinë, historinë, etnografinë edhe këtë është menduar që të eksplorojnë mbi konfliktin.

?Përzgjedhja e fëmijëve ka të bëjë me dy shkollat që ne kemi krijuar bashkëpunim. Nuk i kemi mundësi që të shtrihemi në shkolla të tjera, për momentin kjo është fuqia që ky teatër ka. Në vitin në vijim do të kemi një bashkëpunim tjetër. Rezultati konkret i këtij kampi është që fëmijët kanë dëshirë për t?u kthyer përsëri, sepse metoda punës me ta nuk është e detyrueshme?, thotë regjisorja.

Kampi veror do të vazhdojë gjatë këtyre javëve në Teatrin e Metropolit.

Recommended