INSTAT deficiti tregtar në '99 - (30 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Deficiti tregtar në muajt e fundit të vitit 1999 në Shqipëri arriti në nivelin 9.198 miliard leke. Deficit i rritur në krahasim me muajin Nëntor, ku niveli shënoi 8.112 miliard lekë. Këto janë shifra të publikuara nga INSTAT, Instituti i Statistikave, ku sipas të cilit eksporti i mallrave në vlerë arriti në dy miliard e gjysmë, duke shënuar ulje krahasuar disa muaj më parë. Ndërsa importi gjithsej i mallrave gjatë gjithë Dhjetorit '99 ishte afërsisht 12 miliard lekë, një pjesë e të cilave importe tregtare dhe 320 milion lekë të tjera ndihma humanitare. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për industrinë në shqipëri, duke ju referuar sektorit shtetëror gjatë dhjetorit, indeksi më i lartë i prodhimit është shënuar nga energjia elektrike. Ndërkohë që indeksi i prodhimit të përgjithshëm industrial, ka ardhur vazhdimisht në rritje gjatë muajve të fundit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti