Parlamenti, ministrat e shkarkuar - (20 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sherri i dy ministrave Preçi e Zogaj ka zbritur sot pasdite ne parlament për të marrë verdiktin e deputeteve. Kryeministri Ilir Meta duke argumentuar largimin e ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimeve Zef Preçi tha se ky ish-ministër kishte dhënë licensa për tregetimin e karburanteve në kundershtim me ligjin. Këto favorizime të paligjshme përbëjnë shkelje penale tha kryeministri Meta, duke njoftuar se dokumentacioni i plotë i ishte dorëzuar prokurorisë dhe KLSH. Kurse për Preç Zogaj, Meta tha se ai kishte kërkuar kompetenca me tepër se sa i jepte posti i ministrit të Shtetit. Meta shtoi se Preç Zogaj, ka përkrahur firma të caktuara private, duke i bërë presion kryeministrit dhe ministrit të Financave për favorizimin e tyre. Këto argumenta nuk i kanë bindur liberal demokratet, Neritan Ceka tha se duhet ngritur një komision verifikimi për shkaqet e largimit të dy ministrave dhe të ndryshohet ligji për karburantet. PAD s?ka përfituar asnjë dollarë nga nafta tha Ceka. Ka replikuar me Cekën kryesocialisti Fatos Nano, i cili tha se është asambleja e partisë PAA, që vendos për votën kundër ose pro ndryshimeve qeveritare si dhe qëndrimit në koalicion. Deputetët demokratë kanë kërkuar ngritjen e një komisioni verifikimi për shkaqet e largimit të ministrave Preç dhe Zogaj. Ne fund mazhoranca socialiste ka dhene voten e saj ne favor te dy ministrave te rinj, Mustafa Muçi dhe Ilir Zela./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame