UNICEF, formohet parlamenti rinor shqiptar - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Para disa ditësh në Gjirokastër është zhvilluar seanca e parë e parlamentit rinor shqiptar të prefekturave të jugut. Nxënësi Elvis Leva është zgjedhur si drejtues i kësaj seance, i cili ka lexuar formulën e betimit, ku deputetët e rinj kanë realizuar atë. Ngritja e këtij parlamenti është bërë në saj të një programi pilot të UNICEF-it, për t?i ardhur në ndihmë të rinjve shqiptarë.

Në këtë seancë të parë, janë diskutuar kryesisht problemet institucionale të shkollave. Nxënësit deputetë kanë kërkuar bashkëpunim të gjerë me Drejtorinë Arsimore, Parlamentin dhe Qeverinë. Në programin e UNICE-it është parashikuar, që në vitin 2003, të ngrihet parlamenti kombëtar rinor shqiptar, i cili do të realizojë më së miri detyrat dhe nismat e të rinjve shqiptarë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended