40 vite me Radio Televizionin Shqiptar (23 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Radio Televizioni Shqiptar feston 40 vjetorin e tij. Ka qenë viti 1960 i cili solli për herë të parë në ekranin e shqiptarëve sinjalin e TVSH-së. Sot në mbrëmje, në një spektakël të organizuar nga vetë punonjësit e tij, 40 vitet do të përmblidhen në 20 statuja, antena të arta në urime për emrat që kanë punuar me dekada në ekranin e vogël. Sot që në mëngjes, transmetimi i Televizionit Shqiptar ka nisur direkt nga Pallati i Kongreseve ku gjatë gjithë ditës së sotme është bërë një përmbledhje e programit të 40 viteve.
Megjithatë duket se jo çdo gjë është organizuar siç duhet financiarisht dhe transmetimi i gjithë ditës së sotme drejpërsëdrejti nga Pallati i Kongreseve, mbështetet vetëm nga profesionalizmi dhe dëshira e punonjësve të TVSH-së. Regjisori i këtij transmetimi direkt nga Pallati i Kongreseve Mevlan Shanaj përpara spektaklit thotë:
Gazetarja: Do jetë një spektakël i madh sot në mbrëmje. Mendoni se çdo gjë është "kopsitur" ashtu siç duhet?
Mevlan Shanaj: Nuk ma merr mendja të ketë ndonjë shqiptar që t'i "kopsisë" gjërat deri më sot. Historikisht, përjetësisht jemi njerëzit që jemi të vonuar,të vonuar në gjithçka.
Gazetarja: Por të paktën pas 40 vitesh nuk do të jepni ndonjë spektakël "të kopsitur"?
Mevlan Shanaj: Pas 40 vitesh do të japim një spektakël jo të "kopsitur", por me zinxhir të hapur.
Ndërsa Zerina Kuke, një ndër figurat e TVSH-së, prezantuese e spektaklit të mbrëmjes : "Është hera e parë që në televizion bëhet një festë e tillë, mbase e munguar prej vitesh, por mesa duket do të fillojë kjo traditë. Televizionit Shqiptar i uroj të jetë më mirë se sot."/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended