PS piloton votimin elektronik per Kongresin

  • 4 years ago
Partia Socialiste ka zgjedhur këtë të shtunë 706 delegatet e kongresit përmes parimit ?një anëtar një votë?.

Në të gjithë degët e saj u ngritën 363 qendra votimi. Për herë të parë, socialistët vendosën të pilotojnë në një qendër të vetme, votimin elektronik.

Ervin Bushati, bashkëdrejtues politik për qarkun e Tiranës, thotë se votimi elektronik mund të aplikohet dhe në procese të tjera zgjedhore brenda apo dhe për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Rezultatet me emrat e delegatëve të Partisë Socialiste pritet të dalin mbrëmjen e sotme.

Tv Klan

Recommended