PS teston votimin elektronik për delegatët e Kongresit, Rama Është i pa penetrushëm nga forcat errta

  • 4 years ago
TIRANE - Këtë të shtunë Partia Socialiste e Shqipërisë zhvillon zgjedhjet për delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. Procesi për zgjedhjen e tyre nisi në orën 08:00 ku 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin zgjodhën mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.

Në të gjithë vendin ishin 362 qendra votimi dhe 362 komisione që menaxhuan procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS. Risia e këtij procesi është edhe votimi elektronik që u testua për herë të parë me zgjedhësit e njësisë numër 8 në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, i cili votoi në këtë njësi tha se është e mundshme që votimi online të implementohet edhe në zgjedhjet e ardhshme, pasi sistem është i pa penetrueshëm nga forcat që ai i quan të errëta, siç ai u shpreh.

Recommended