Ptivatizimi i Bankave - (25 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të gjitha institucionet financiare shqiptare duhen privatizuar, në një kohë sa më të shkurtër. Kryefinancieri Angjeli, guvernatori i bankës Shkëlqim Cani si dhe shumica e deputetëve, anëtarë të komisionit të ekonomisë dhe financave, kanë theksuar sot se me këtë çështje po spekullohet për qëllimë politike. Gjatë viti të kaluar është likujduar Banka Agrare, ndërkohë në fund të muajit Mars do të privatizohet Banka Kombëtare Tregtare nga banka turke Kent, IFC dhe BERZH. Brenda 6 mujorit të parë të këtij viti do të fillojnë procedurat për privatizimin e Bankës së Kursimeve. Kjo bankë sipas llogaritjeve gjatë vitit ?99 arriti një fitim prej 1.4 miliardë lekësh. Javën e ardhshme qeveria kalon vendimin për ristrukturimin e INSIG-ut, hapi i parë drejt privatizimit të këtij Instituti të Sigurimeve Shoqërore. Banka Kombëtare ka licensuar deri tani rreth 15 banka private, të cilat inspektohen nga banka qendrore. Banka Kombëtare s?do të ndërhyjë në tregun valutorë. Ndërkohë kërkohet që politika të mos ndërhyjë në veprimtaritë bankare që mos të përhap panik te depozituesit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame