Ora News - Mbërrin kombëtarja franceze në Shqipëri

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Ora News siguron videon e momentit të zbritjes së futbollistëve të kombëtares franceze dhe delegacionit të Federatës Franceze të Futbollit në aeroportin Nënë Tereza.

Ata mbërritën në aerportin "Nënë Tereza" mesditen e sotme. Për të pritur futbollistët i pranishëm ishte edhe Ambasadori francez.

Pas zbritjes në aeroport, futbollistët u nisën me autobus drejt hotelit ku do akomodohen për të qëndruar deri në momentin e zhvillimit të ndeshjes mbëmjen e së dielës.

Autobusi shoqërohet nga forca të shumta të RENEA-s që do shoqërojnë autobusin drejt hotelit.

Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze.

Konferencë - Pas akomodimit në hotel, në orën 17:00 trajneri francez Didier Deschamp si edhe kapiteni do dalin në konferencë për shtyp në ambientet e "Air Albania".

Ndërsa kombëtarja shqiptare do dalë në konferencë në orën 16:00, gjithashtu në ambientet e stadiumit kombëtar.

Konferenca do mbahet nga trajneri Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj.

Kombëtarja franceze mbërriti në Shqipëri për ndalesën e fundit të kualifikueseve të Euro 2020.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e ri kombëtar ?Air Albania?.

Franca kryeson grupin me 22 pikë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mberrin-skuadra-franceze-ndeshjen-me-shqiperine

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended