Sorollatet 15 vjet ne Gjykata, kerkon te beje vetegjyqesi

  • 4 years ago
Një çështje prone, edhe pse e thjeshtë në dukje për t?u zgjidhur është kthyer në një sherr mes dy familjeve. Konflikti ka nisur 15 vjet më parë, dhe ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

Kjo e ka shtyrë zonjën Rudina Mema, 55 vjeç nga qyteti i Elbasanit, t?i drejtohet programit ?Historia ime? nën drejtimin e Mirela Milorit, që të rrëfejë problematikën në lidhje me pronën, por edhe të ndajë shqetësimin e saj si nënë. Duke qenë se familjet jetojnë pranë njëra-tjetrës, konfliktet janë të përhershme dhe mund të përshkallëzohen deri në përleshje fizike.

Pas divorcit me bashkëshortin me të cilin pati dy fëmijë, Rudina vendosi të rinisë jetën sërish. 30 vjet më parë, gruaja bashkë me fëmijët shkoi të jetojë nën një çati me partnerin e saj të dytë me të cilin nuk lidhi kurrë kurorë.

Jetonin të gjithë bashkë në katin e parë të një shtëpie dykatëshe, të cilin partneri e ndante me të motrën. 15 vite më parë, bashkëjetuesi i saj u nda nga jeta, por para kësaj fatkeqësie Rudina pretendon se arriti të blinte pronën ku jetonte. Nuk zgjati shumë dhe pas vdekjes së partnerit, ajo e gjen veten në rrugë, pa shtëpi dhe në një konflikt të hapur me familjen e katit të dytë të shtëpisë, ku jetonte familja e motrës së partnerit.

Recommended