Dite e Re - Librat më të rinj për fëmijë në Panairin e Librit “Tiranë 2019”

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #diteere

Ditën e sotme tek emisioni ?Ditë e Re? ka qenë e ftuar Rita Petro shkrimtare dhe botuese dhe Aida Baro kryeredaktore në botimet Pegi. Ato kanë folur për librat më të rinj që janë botuar këtë vit si për fëmijë ashtu dhe për të rritur.

Një ndër librat që ndodhej në tryezën e tyre ishte edhe ?Një autoritet i ri pa dënime dhe pa dacka?. Ky libër flet për një prindërim pozitiv.

?Autoriteti vendoset duke folur me fëmijët si shokë, duke luajtur, duke bërë shaka dhe mesazhi i këtij libri është për këtë gjë. Duhet ta lexoni të gjithë vetë sepse sado të mirë mendojmë se ne jemi më fëmijët, sado të përkryer të mendojmë se jemi me ta, ka situata të caktuara që vërtet nuk dimë të sillemi. Nuk duhet të ulemi në një tryezë e t?i themi hajde se po të jap këshilla, një gjë që duhet t?ja thuash fëmijës duhet t?ja thuash edhe duke luajtur", shprehet Rita Petro.

Një libër tjetër është edhe ?Ariu i bardhë i ëndrrave?. Ky libër është për fëmijë të vegjël nga Denada Toçe.

Një libër që ka marrë tepër vëmendje nga mediat është edhe ai i Elja Zaharia Zogu ?Trëndafili i bardhë?.

?Qëllimi i Eljas në këtë libër ishte t?i qëndronte shumë besnike histories, por duke e shkruar në gjuhën e përrallës. Ajo e ka shkruar me shumë dashuri dhe kujdes edhe elementin e princeshës Geraldina jo vetëm si një figurë e bukur historike, por edhe si një dashuruese e vendit të shqipeve?, shton më tej Aida.

?Aventurat e pazakonta të Shegertit të vogël?, një tjetër libër për fëmijë mjaft interesant.

?Shegerti është ai çiraku i vogël që i vjen rrotull ustallarëve dhe mjeshtrave nëpër punishtet e dikurshme sepse sot nuk ekzistojnë. Gerti i vogël është një përallë kroate, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, e përkethyer nga Ben Andoni. Ky libër është për moshat nga 8 vjeç-14 vjeç?, shprehet Aida Baro.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/librat-me-te-rinj-femije-ne-panairin-e-librit-tirane-2019

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended