Vetoja e Fraces per hapjen e negociatave

  • 5 years ago
Pavarësisht VETO-s së Presidentit Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë në 18 Tetor, një tjetër sinjal pozitiv vjen nga Franca. Sipas Ambasadores franceze në Tiranë, Christine Vasac, Samiti i Zagrebit është një derë e hapur për vendin tonë sa i përket aspiratës europiane.

?Nuk i janë mbyllur dyert Shqipërisë, së shpejti është samiti Zagrebit dhe Kroacia ishte vendi fundit në anëtarësim, Kroacia do kryesojë Këshillin e Evropës.?

Por a priten vendime të rëndësishme për Shqipërinë në këtë samit? Ambasadorja thotë se refuzimi i disa prej vendeve të BE-së për Shqipërinë është thjesht çështje kohe.

?Franca dhe presidenti Francës janë shprehur qartë për mbështetjen që do t?i japi Shqipërisë dhe vendeve kandidate. Duhet të kemi parasysh që gjithë vendet e BE-së do marrin vendim dhe për këtë duhet një vendim unanim, refuzimi është çështje e përkohshme. Shqipëria ka bërë shumë përparime por ka ende shumë punë për të bërë?.

Në mbledhjen e Këshillit Europian të 18 Tetorit, Franca nuk dha pëlqimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka.

Tv Klan

Recommended