Zbardhen propozimet e PD-së për 'Zgjedhoren', Bylykbashi: Jo fushata të shtrenjta

  • 5 years ago
TIRANE-Partia Demokratike dhe aleatët zhvilluan sot tryezën e tretë politiko-teknike për të diskutuar draftin që do të propozojnë për reformën zgjedhore. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli ka zbuluar disa nga propozimet që janw diskutuar në tryezën paralele të opozitës, që nuk e njeh Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Opozita propozon financimin e partive 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta, pra kriminalizimin e financimeve private. Gjithashtu selia blu kërkon që kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit. PD në draft kërkon sipas saj uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore.

Recommended