Report TV në fshatin e trafikantit nga Hasi/Babai në Has i 'mbytur' në borxhe

  • 5 years ago
HAS - Të gjithë në Has e shohin të ardhmen në Angli. Nuk kanë frikë se mund të rrezikojnë edhe jetën në udhëtime të frikshme në të zezë: Klandestinë në një kalim ilegal , fshehur nëpër kamionë me çmim goxha të majmë: Deri në 17 mijë paund. Report Televizion udhëtoi në fshatin Nikoliq disa kilometra larg qytetit të Krumës, aty ku jeton familja e Kastriot Ahmataj. Ky i fundit, ndodhet të paktën prej tre vitesh në Londër, i zbuluar së fundi nga një investigim i gazetarëve të Daily Mail, si shqiptari nga Hasi që fshihet pas trafikut të klandestinëve. Në shtëpinë e tij, me themele ngritur mes mjerimit, jetojnë prindërit, dy vëllezërit, njëri prej të cilëve i sëmurë e ndërsa tjetri i martuar me dy fëmijë. Babai i Kastriot Ahmatajt, nuk e di që djali i tij është kthyer në trafikant dhe që u merr shqiptarëve 17 mijë paund, siç zbuloi Daily Mail.

Ai ende vuan pasojat e një vlere ende të pashlyer prej 7 mijë e 500 paund që mori borxh për të nisur Kastriotin në "të zezë" për një jetë më të mirë jashtë pamundësive ekonomike që ofron Hasi. I moshuari nuk sheh televizor, dhe lajmin se djali i tij është bërë pjesë e një grupi për trafik klandestinësh, e mëson prej stafit të Report Tv. Islam Ahmataj ja lë në dorë shtetit nëse djali i tij është i përfshirë. Teksa Daily Mail e përshkruan hasjanin si përfitues të vlerave të mëdha për çdo kalim të paligjshëm në mënyrë ilegale të kufirit, një tjetër panoramë ofrohet në shtëpinë e tij. Prindërit jetojnë në kushte të vështira. Babai mjaftohet me ndonjë shumë minimaliste, prej 200 paundsh, që i biri i dërgon në ato pak raste kur Kastrioti kthen sytë nga familja.Gazetari: Islam kur ka ikur Kastrioti në Angli?

Islam Ahmataj: Ka ik vallaj nga 3 vjet.

Gazetari: A të ka treguar? Po lek a të ka kërkuar për të ikur andej?

Recommended