Zgjedhjet mund të zvarrisin lëndët e ish-speciales

  • 5 years ago
A thua dalja nga kriza politike me zgjedhjet e parakohshme në pranverë, do të jetë një hyrje në një krizë të re në gjykatat, veçanërisht për rastet aktuale të PSP-së, që kanë kaluar në prokurorinë e rregullt? Prokurorët të cilët ishin caktuar nga Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski për t?i përfaqësuar të njëjtat raste, tashmë janë përballur me një fillim të ri në gjykime. Zakonisht arsyeja ishte 90 ditë të kaluara nga seanca në seancë. Ndër lëndët e rifilluara janë "Tortura", "Total", "Shuplakat në Qendër" dhe disa të tjera. Ish kreu i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, beson se vendimet politike nuk duhet të ndikojnë në asnjë mënyrë mbi gjykatësit.

Recommended