Grabiten parate e pensioneve

  • 5 years ago
Ishte ora 12 e mesditës kur zyra ekonomike e Postës së Fushë Bulqizës, u sulmua nga një person i armatosur. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi në këtë zyrë kishin mbërritur paratë e pensioneve.
Sipas dëshmitarëve që kanë treguar ngjarjen në polici, autori fillimisht qëlloi në ajër duke shkaktuar panik dhe më pas theu derën.
Me armën e drejtuar në pozicion qitje, ai hyri në ambientet e brendshme duke kërcënuar punonjësit t?i jepnin të gjitha paratë e arkës.
Ai dyshohet se ka arritur të marrë rreth 460 mijë Lekë, por shuma ende nuk është konfirmuar nga policia.
Pas kësaj grabitësi është larguar me shpejtësi dhe për shkak të maskës që mbante në fytyrë, nuk është identifikuar.
Policia ka marrë në pyetje punonjësit e postës dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Recommended