Meta: Integrimi me reforma, jo me lobim

  • 5 years ago
Basha: Bundestagu, udhërrëfyes për negociatat dhe zgjidhjen e krizës

Presidenti Ilir Meta i quan me vend shqetësimet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për Shqipërinë. I ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit ?Konrad Adenauer?, kreu i shtetit tha se Brukseli i ka përmendur prej kohësh detyrimet që duhet të plotësojë vendi ynë në rrugën e integrimit. Zgjidhja më e mirë sipas tij do të ishte ajo që ka propozuar Berlini.

?Disa nga shqetësimet që ata adresojnë nuk janë të reja, por janë të përsëritura prej të paktën gati tri vitesh. Kam patur gjithmonë bindjen se ky proces përparon vetëm falë zbatimit të reformave me rezultate konkrete dhe jo falë lobimit. Urojmë dhe kërkojmë që ky vendim të jetë pozitiv dhe çdo vend skeptik që ka shqetësimet e tij konkrete, t?i bashkohet qasjes së Bundestagut, si rruga më e drejtë dhe e dobishme për të gjithë.?

Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili tha se situata ku ndodhet Shqipëria në raport me integrimin është pasojë e keqqeverisjes, duke shtuar se dokumenti i Bundestagut i jep zgjidhje edhe krizës politike në Shqipëri.

?Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeverisjes së saj. Vendet skeptike ndaj nesh janë shtuar. Falë qëndrimit të drejtë dhe parimor dhe mbështetjes së fortë të Kancelares Merkel dhe CDU për Shqipërinë, Bundestag ka propozuar rrugën drejt hapjes së negociatave, që është edhe udhërrëfyesi ynë për daljen nga kjo krizë.?

Basha ia njohu si meritë lobimit të Partisë demokratike qëndrimin e Bundestagut duke thënë se vetëm hapja e negociatave garanton një vëmendje të shtuar të Bashkimit Europian ndaj funksionimit të i ligjit në Shqipëri, ndarjes së pushteteve si dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Tv Klan

Recommended