Ismaili: Jane porositur vrasje nga burgu
  • 5 years ago
Futja e paligjshme e celularëve në brendësi të burgjeve mbetet një shqetësim për autoritetet. Agimi Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve tha para Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare se duhen më shumë hetime nga prokuroria për këtë çështje, pasi sipas tij, ka pasur raste kur të dënuarit kanë urdhëruar vrasje nga qelia e tyre.
I pyetur për përplasjen me armë në Kavajë ku humbi jetën një person dhe u plagos shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, që akuzohet edhe për shpërndarjen e narkotikëve, Ismaili u shpreh se ka mjaft raste kur punonjësit e policisë janë përfshirë në aktivitete kriminale.
Sipas numrit një të burgjeve, të dhënat që mund të sigurojë organi i akuzës mund të shërbejë për të evidentuar të dënuarit e rrezikshëm, që mund t'i nënshtrohen regjimit të posaçëm të njohur ndryshe si 41 BIS.
Recommended