Te verbrit proteste ne diten e “Shkopit te Bardhe”

  • 5 years ago
Në ditën e "Shkopit të Bardhë", Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka zgjedhur të protestojë përpara Kryeministrisë për të kërkuar anulimin e skemës së re të vlerësimit për aftësinë e kufizuar. Sipas tyre, kjo skemë vlerësimi i cënon të drejtat e tyre dhe ul pagesat.
Skema e re, e cila ka nisur të aplikohet në disa zona në kryeqytet, bën që personat me aftësi të kufizuar, të paguhen në bazë të dëmeve që sëmundja u ka shkaktuar dhe jo sipas diagnozës.
Kjo skemë kalon nga modeli mjekësor në modelin bio-psikosocial, ku pjesë e vlerësimit do të jenë edhe punonjësit socialë.

Recommended