Report TV -Viti i ri akademik rrit çmimet e apartamenteve për shitje dhe qira
  • 5 years ago
TIRANE - Çmimet e apartamenteve si për qiratë ashtu edhe për shitjet ka pësuar një rritje të ndjeshme për 9 muajit e këtij viti. Eksperti i shitjeve Ervin Demirxhiu thotë se më e ndjeshme rritja është te hyrjet e vogla për të cilat ka më shumë kërkesë, për shkak edhe të nisjes së sezonit të ri akademik. Ndërkohë ai liston arsyet që sipas tij çojnë në rritjen e çmimeve.

?Rritja e çmimeve vjen sigurisht edhe nga cilësia, nuk mund të flasim më për cilësinë e para 10 viteve, por janë edhe kostot që fillojnë që nga taksat ekstra. Ka rritje duke qenë se kërkesa është e lartë dhe në një farë mënyre,tregu nuk i furnizon të gjitha kërkesat. Kohët e fundit apartamentet që kanë më shumë kërkesë për blerje janë 1+1 dhe 2+1. Çmimet të paktën në agjenci vijnë mbi 250 euro Çmimet po vijnë gjithmonë në rritje, çdo pallat të ri që ne shikojmë se po ndërtohet është shumë më lart se sa tjetri që ishte paraardhës?, tha Demirxhiu.
Recommended