Report TV - Rruga ndër më piktoreske në Shqipëri e lënë në harresë, Isai: Do merren masa
  • 5 years ago
Një ndër akset më të rëndësishme të vendit, ai Leskovik-Ersekë është plotësisht i amortizuar. Në të gjithë gjatësinë, rruga është e mbushur me gropa, në disa vende ka rrëshqitur, e ndërsa sinjalistika dhe standardet e sigurisë nuk ekzistojnë fare.

Banorë të zonës shprehen se prej vitesh në këtë rrugë nuk është bërë ndonjë ndërhyrje e mirëfilltë, përveç mbushjes së gropave, të cilat pas reshjeve të shiut hapen sërish. Ndër të tjera ata thonë se mungesa e rrugës ka penalizuar edhe turizmin në këtë zonë me potenciale e resurse të mëdha .

Është e prishur, tejet e amortizuar. E ngushtë është. Ka pasur shumë pak investim. Ka pasur një mirëmbajtje për këto rrugë, por terreni i vështirë është. Shirat bëjnë të veten. T'i hedhësh shtresën e granilit, a çfarë i hedhin këto, për dy  ditë po ra shi ajo del jashtë funksionit. Ata që kanë makina nëse duan të shkojnë në Ersekë duhet të harxhojnë më shumë naftë sesa harxhojnë për të shkuar në Korçë. Kur vijnë turistët në Leskovik thonë vetëm për rrugën nuk vijmë më", tha një banor.

I pyetur për këtë çështje kryetari i bashkisë së Ersekës, Erjon Isai duke pranuar gjendjen e vështirë dhe amortizimin e rrugës, bën me dije se bashkia ka dy opsione për këtë aks. E para është shtrim i ri kapital i rrugës në gjurmën ekzistuese e tjetra është ndërtimi i një trajektoreje të re rruge, por pa devijuar pjesën piktoreske.
Recommended