Kosova kthen mbrapsht futbollistët serbë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ekipi i futbollit serb Crvena Zvezda është kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Jarinjës, nga policia Kufitare e Kosovës, duke mos u lejuar që të zhvillojë ndeshjen e parashikuar me ekipin e Trepçës.Ekipi i Crvena Zvezdës ishte planifikuar që të zhvillonte një ndeshje kundër klubit të serbëve të veriut ?Trepça?, e vlefshme për Kupën e Serbisë.Ndonëse FIFA e kishte dhënë lejën për zhvillimin e ndeshjes, Federata e Futbollit të Kosovës e refuzoi një përballje mes këtyre dy ekipeve duke e quajtur atë si një provokim të hapur nga ana e Serbisë.Autoritetet kosovare nuk lejuan kalimin e ekipit të futbollit dhe të tifozëve serbë, çka solli zëmërim në radhët e këtre të fundit. Pamjet e kthimit mbrapsht janë publikuar nga klubi i Crvena Zvezda.

Recommended