Franca kthen 50 shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 50 shqiptarë u riatdhesuan 24 orët e fundit në aeroportin ?Nënë Tereza?. Ata kishin shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ?Shengen? ose iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë.Zëvendës ministrja e brendshme, Rovena Voda sqaroi se shqiptarët nuk mund të përfitojnë azil në shtetet e BE-së, pasi vendi ynë konsiderohet i sigurt.?Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.?Sipas zv/ministres këto lëvizje te pamenduara kane një kosto te madhe për te gjithë.?Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t?i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së?.Vetëm gjatë vitit 2018, numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8280.

Recommended