Nishani kthen mbrapsht ndryshimet për Gjykatën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashpërsohet përplasja mes Presidentit dhe mazhorances. Ne limit te kohës, Nishani ka kthyer mbrapsht ndryshimet ne ligjin per Gjykatën e Larte, te cilat u miratuan nga shumica ne parlament pa votat e opozites, dhjetorin e vitit te shkuar. Ne arsyetimin e tij, kreu i shtetit sqaron se keto ndryshime ligjore janë bere pa konsultimin e opozitës dhe presidentin e vendit. Sipas Nishanit, propozimet ashtu si edhe tre ligjet per drejtësinë e miratuara ne korrik nga parlamenti, jane iniciativa te përshpejtuara pasi nuk janë ndërtuar ne konsultime me partneret ndërkombëtar si OSBE apo Komisioni i Venecias. Kreu I shtetit ne shpjegimin e tij, thote se per te kryer nje reforme te tille duhet te ndërmerren nje sere ndryshimesh kushtetuese si dhe duhet bere rishikim i kuadrit ligjor. Disa dite me pare krerët e grupeve parlamentare te mazhorances Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili i dërguan nje letër Presidentit nëpërmjet se ciles i kërkonin te priste hyrjen ne fuqi te ketyre ndryshimeve me pas te rihapte garën per përzgjedhjen e kandidateve per Gjykatën e Larte.