Serbia ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 6 vendet e Ballkanit perëndimor firmosen ne Beograd marrëveshjen qe parashikon uljen e tarifave roaming. Ne vitin 2021 parashikohet qe këto tarifa te zerohen e me pas e njëjta procedure do te ndiqet edhe me vendet anëtarë te Bashkimit Evropian.Mariya Gabriel: ?Faleminderit te gjithëve, faleminderit Majlinda. Firmosja e një marrëveshje rajonale për tarifat roaming provon se ka një vullnet te forte politik ne rajon për transformimin dixhital te ekonomisë.?Kjo marrëveshje do te hyje ne fuqi më 1 korrik dhe përfitimet për qytetaret e vendeve tona do të jenë konkrete.Por arritja e marrëveshjes nuk ishte e lehte pasi deri ne orët e fundit Serbia refuzonte për shkak te taksës qe Kosova ka vendosur mbi mallrat serbe. Kryeministrja Ana Brnabic e beri te qarte se beteja për taksen do te zhvillohet edhe ne Gjykatën e Arbitrazhit.Ana Brnabic: ?Ne i kemi kërkuar sekretariatit te CEFTAS qe te reagoje ne raport me taksen e vendosur nga Kosova por nuk ka pasur reagim. Madje nuk janë mbajtur as takimet e parashikuara te CEFTAS si pershembull ai ne Prishtinë ku delegacioni i Kosovës dhe Shqipërisë bojkotuan. Mbi këto arsye ne si shtet qe e respektojmë rendin dhe ligjin po planifikojmë qe te dërgojmë çështjen ne Arbitrazh përmes CEFTAS. Kjo është mënyra e vetme tani për tani qe ne ti mbrojmë interesat tona shtetërore.?Por ky qëndrim i Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë ne qasjen e Kosovës.Valdrin Lluka: ?Taksa nuk hiqet pa një marrëveshje për njohjen e Kosovës.?Pasi marrëveshja e firmosur në Beograd të hyjë në fuqi, fillimisht tarifat roaming do te ulen me 27%.
Recommended