“Bllokada” ndaj mallrave serbe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në kushtet kur qeveria e Kosovës vendosi rritje 100 % të taksës për produktet serbe, bizneset i bëjnë apel dy qeverive që të shfrytëzojnë këtë situatë me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.Sipërmarrësit e dy vendeve kanë hartuar një liste me kërkesa që sipas tyre nëse miratohen nga qeveritë respektive ato do të lehtësojnë tregtinë, e cila ka ende një potencial të madh të pashfrytëzuar. Kjo listë i është dorëzuar qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare, të cilat do të mblidhen në fund të nëntorit.Ne duam që të hiqet pagesa për skanimin për produktet import-eksport mes dy vendeve, pagesat terminalit doganor apo dhe të njihen certifikatat për produkte që i nënshtrohen analizave. Aktualisht shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë arrijnë në 200 mln euro por ndërkohë potenciali është të paktën deri ne 500 mln euro në vit. - thotë Astrit Panaxha kreu i dhomës së tregtisë së Kosovës.Nga ana tjetër bizneset kërkojnë që të jenë prezent në mbledhjen e përbashkët të qeverive me qëllim diskutimin e kërkesave.Ne vërtet jemi dy qeveri jemi dy shtete por duhet të jemi një ekonomi. Dhe kjo i shërben të dy vendeve- thotë Bardhyl Baltëza i bashkimit të prodhuesve shqiptar.Por të njëjtat kërkesa kanë ardhur edhe nga bizneset maqedonase.Të njëjtat kërkesa ne mendojmë se duhet t?ja paraqesim edhe qeverisë së Maqedonisë ku jetojnë 35 % të shqiptarëveNë mënyrë të vazhdueshme bizneset i kanë drejtuar këto kërkesa qeverive respektive, por sipas tyre deri më tani nuk është marrë asnjë prej tyre në konsideratë.

Recommended