“Të vendosur në luftën ndaj ISIS” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas Bukureshtit, Ministri ne detyre per Evropen dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj udhëtoi drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ku mori pjese ne takimin e përvitshëm te Koalicionit Global anti-ISIS. Presidenti Doland Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ju adresuan 79 partnereve te ketij koalicioni, duke falenderuar angazhimin e tyre ne kete beteje dhe duke shprehur mbështetjen e pakursyer te Amerikës ne çdo perkjekje per te luftuar kete armik te përbashkët.Trump paraqiti arritjet ne luftën kunder ISIS, duke paralajmëruar dhe deklamimin e marrjes se 100% te territoreve te te ashtuquajturit kalifat.Ministri ne detyre, Gent Cakaj, theksoi edhe njëherë gatishmërinë e Shqipërisë, per te qene përkrah aleateve, si dhe autoriteteve te Irakut, ne përpjekjet e përbashkëta per te shkatërruar përfundimisht ISIS.Cakaj vleresoi se solidariteti qe ka karakterizuar koalicionin, vendosmëria dhe kontributi substancial i përbashkët, ka dhene rezultate te shkëlqyera ne luften e kunder terrorizmit dhe ISIS.