Report TV -Atentat automjetit në ecje në Mamurras, plumbat depërtojnë deri në sediljen e pasagjerit
  • 5 years ago
MAMURRAS - Një atentat ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në ecje. Burime për Shqiptarja.com thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e 3 tetorit, kur Kreshnik Pistja ka qenë duke lëvizur me automjet pranë autostradës Mamurrasit, duke shkuar për në banesë.

Në ecje e sipër ndaj automjetit të tij është qëlluar disa herë me armë, ku plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjëri prej tyre. Për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbinit dhe e Mamurrasit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Recommended