Zhduket për 4 orë 13-vjeçarja në Tiranë/Policia: Nuk u rrëmbye, shkoi me shokët në kafe!

  • 5 years ago
TIRANË - Një vajzë 13-vjeçare ka inskenuar një skenë të mirëfilltë rrëmbimi me shokët dhe shoqet e saj duke vënë në alarm familjen e saj dhe policinë e kryeqytetit që pas 4 orë kërkimesh, e gjeti të renë në një kafe me shokë e shoqe brenda një qendre tregtare në kryeqytet. Vajza ka deklaruar në polici se e gjitha u inskenua në formën e një shakaje, por edhe si një 'mesazh' për prindërit e saj, që sipas 13-vjeçares: Nuk e linin të dilte nga shtëpia! Ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës si një rrëmbim nga persona të maskuar që e morën 13-vjeçaren duke i vënë një pambuk në gojë për të humbur ndjenjat dhe e futën në një makinë.

Recommended