Report TV - Mesi: Projekt-rezoluta përcakton rrugëtimin e bërë deri tani dhe sfidat që na presin
  • 5 years ago
Deputetja socialiste ka deklaruar gjatës fjalës në Kuvend se projekt-rezoluta është vullnet i përbashkët i opozitës parlamentare dhe maxhorancës që ka përcakton rrugëtimin e bërë deri më tani dhe sfidat.

"Sot politika duhet të ketë njerëz me integritet që kanë përsipër këtë detyrë të shenjtë për të dhënë dhe jo për të marrë. Vijmë se bashku si mazhorancë dhe opozitë parlamentare me një projekt rezolutë që përcakton rrugëtimin që kemi bërë deri tani dhe sfidat që na presin. Duhet të përfundojmë reformat e ndërmarra duke bërë të mundur rezultate konkrete. Në kuadër të kësaj perspektive, projekt-rezoluta i drejtohet edhe vendeve të BE që në përputhje me rekomandimin e KE të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për Shqipërinë", u shpreh Mesi.
Recommended