Report TV -SPECIALE/ Cilat janë risitë që sjell seria e re e kartëmonedhave!

  • 5 years ago
Në vitin 1996 Banka e Shqipërisë ka emetuar serinë e kartëmonedhave aktuale, të cilat tashmë do të ndryshojnë përsëri. Në 12 shator 2019, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi serinë e re të kartëmonedhave, e cila vjen e rikonfiguruar dhe e ristilizuar artistikisht, duke mundësuar aplikimin e teknologjive dhe zhvillimeve më të fundit në industrinë e prodhimit të kartëmonedhave. Kjo seri e re sipas Bankës së Shqipërisë gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë. Kartëmonedha 200 lekë dhe 5000 lekë do të hidhen në qarkullim në 30 shator 2019, të cilat do të kenë të njëjtin kurs ligjor si kartëmonedhat aktuale.

Nëndrejtori i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Ervin Sahatçiu, ka prezantuar për Report TV, të gjitha risitë dhe elementet e sigurisë që mbartë emisioni i ri i kartëmonedhave.R

Recommended